Bota

Ikonë e demokracisë dhe diplomacisë, i jepet lamtumira e fundit Madeleine Allbright

27 Prill 2022, 10:55 Nga DOSJA
Ikonë e demokracisë dhe diplomacisë, i jepet lamtumira e fundit

SHBA– Demokratë, miq dhe familja janë mbledhur sot në mëngjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit Madeleine Albright në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, e cila mbërriti në SHBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta përpara se të bëhej një diplomate e njohur.

Presidenti Joe Biden ka mbajtur eulogjinë e Albright, e cila vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare pas një lufte me kancerin. Ish-presidenti Bill Clinton, i cili emëroi Albright si sekretare të shtetit në vitin 1996, dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton gjithashtu folën në funeral, së bashku me tre vajzat e Albright.

Më shumë se 1,400 njerëz kanë marr pjesë në ceremoninë, e cila nisi në orën 11:00, duke përfshirë ish-presidentin Barack Obama, ish-zonjën e parë Michelle Obama, ish-zëvendëspresidentin Al Gore dhe ish-sekretaren e shtetit Condoleezza Rice.

Nga Kosova, në ceremoninë e varrimit të Albright mori pjesë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe anëtari i LDK-së i cili vepron në SHBA, Faton Bislimi. Admiruesit e Albright e kujtojnë atë si një kampione të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe paqes, udhëtimi i së cilës nga Evropa e shkatërruar nga lufta mishëroi historinë amerikane.

Vitin e kaluar, Albright lavdëroi ish-Sekretarin e Shtetit Colin Powell në funeralin e tij, të mbajtur gjithashtu në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, në një nga daljet e saj të fundit publike.

Bill Clinton emëroi Albright, në atë kohë ambasadoren e tij amerikane në Kombet e Bashkuara, menjëherë pas rizgjedhjes së tij për të zëvendësuar ish-Sekretarin e Shtetit Warren Christopher si sekretaren e 64-të të shtetit pas një karriere të gjatë që ajo kishte në politikën demokrate dhe si diplomate. Albright u konfirmua nga Senati në 1997 dhe vazhdoi të formësonte politikën e jashtme të SHBA-së në Irak dhe Bosnje-Hercegovinë, duke nxitur për veprime ushtarake në të dyja, si dhe për konfliktin në Kosovë.

Ajo ishte zyrtarja e parë amerikane që u takua me Vladimir Putin pasi ai u bë president i Rusisë në vitin 2000. Po atë vit, pak para përfundimit të mandatit të dytë të Clinton-it, ajo udhëtoi në Korenë e Veriut për t’u takuar me Kim Jong Il, duke shënuar udhëtimin e parë ndonjëherë në Korenë e Veriut nga një diplomat amerikan.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kurti për Albright: Ka kontribuar shumë për lirinë e Kosovës

Lamtumira e fundit për Albright, Osmani: Mike e Kosovës dhe zë i fuqishëm i popullit tonë

‘Ajo bëri shumë për Kosovën’, Clinton kujton kohën kur vizitoi vendin me Allbright

Kurti dhe Osmani takojnë Sekretarin e Shtetit Blinken në ceremoninë e funeralit të Albright

 

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota albin kurti vdes madeleine albright albin kurti vdes madeleine albright

Sondazh

Poll