Bota

“Tronditen” grekët! Rritet edhe çmimi i sufllaqes, kushton edhe kafja shumë

27 Prill 2022, 19:58 Nga DOSJA
“Tronditen” grekët! Rritet edhe çmimi i sufllaqes,

ATHINË– Greqia ka parë ritme më të larta të rritjes së çmimeve në muajt e fundit, pothuajse më të lartat në dy dekada. Për qytetarët duket një tronditje psikologjike. Për shembull, sufllaqet e famshme greke janë tashmë 4 euro, por nëse ua shërbejnë si vakt (të servirura në një pjatë, pa bukë pite), tarifa do të jetë 7 euro.

Një filxhan ekspres Freddo kushton 5 euro dhe një birrë e vogël 4-5 euro, por çmimi i makaronave mbetet kryesisht i njëjtë. Çmimi i karburanti është rritur, por është akoma më i lirë në disa pompa sesa në Serbi. Statistikat tregojnë se janë rritur çmimet e frutave, perimeve, vajit, bukës dhe produkteve të mishit.

Megjithatë, ndryshe nga Gjermania, ku mungojnë disa ushqime, në Greqi deri tani ka gjithçka, por shumë më shtrenjtë sesa më parë.

Marrë nga greekcitytimes.com

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni greqi rritja e cmimeve ne greqi greqi rritja e cmimeve ne greqi

Sondazh

Poll