Bota

Lamtumira e fundit për Albright, Osmani: Mike e Kosovës dhe zë i fuqishëm i popullit tonë

27 Prill 2022, 20:04 Nga DOSJA
Lamtumira e fundit për Albright, Osmani: Mike e Kosovës dhe zë i

SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës të sekretares së SHBA-së Madeleine Albright. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se Albright ka qenë një mike e Kosovës dhe një zë i fuqishëm i popullit. Së bashku me Osmanin, në ceremoninë e lamtumirës ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Postimi i Plotë:

Sot, në ëashington D.C., i dhamë lamtumirën e fundit mikes së madhe të Kosovës, gardianes së lirisë e demokracisë dhe zërit të fuqishëm të popullit tonë, Madeleine Albright. Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare. Sekretarja Albright e njohu dhimbjen e popullit tonë, e ne do ta vazhdojmë përpjekjen e saj, për ta avancuar dhe për ta mbrojtur demokracinë! Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për Sekretaren Albright!

Lajmi kryesor/ Ikonë e demokracisë dhe diplomacisë, i jepet sot lamtumira e fundit Madeleine Allbright

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni madeleine albright vjosa osmani madeleine albright vjosa osmani

Sondazh

Poll