Bota

Talat Xhaferi takohet me Zelenskyn: Do ju ndihmojnë që të ndërtoni të rrënuarën

27 Prill 2022, 19:48 Nga DOSJA
Talat Xhaferi takohet me Zelenskyn: Do ju ndihmojnë që të

UKRAINË- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka vizitur ditën e sotme Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus. Me anë të një postimi në Facebook, Xhaferi ka zbuluar se është takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai gjithashtu shkruan se janë të gatshëm që ta ndihmojnë Ukrainën, në mënyrë që të ndërtojnë të rrënuarën.

Postimi i Plotë:

Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shpërthime në Belgorod, rifillon furnizimi me gaz rus për Poloninë, kërkesa e Putin

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni lufta ukraine-rusi talat xhaferi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi talat xhaferi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll