Politike

Berisha:Rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme, financimi i Universitetëve është më i ulëti

27 Prill 2022, 15:57 Nga DOSJA
Berisha:Rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme, financimi i

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme. Gjatë një bashkëbisedimi me pedagogët, Berisha tha se çdo pedagog paguhet 200 mijë lekë më pak se në vitin 2013.

“Rrogat e pedagogëve gjithashtu janë të mjerueshme. Çdo pedagog merr 200 mijë më pak se në 2013. Sot merr 50 për qind më pak se në universitetet e Prishtinës, pa krahasuar vend tjetër, por Prishtinën që kemi këtu afër”,tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se të gjitha së bashku kanë sjellë një rrënim të arsimit të të gjitha niveleve në Shqipëri.

“Investimi, financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve anëtare të OSBE-së. Diktaturë ishte, por ai që kishte një projekt, ja miratonte zëvëndës dekani, dhe ai merrte përsipër në të gjitha instancat, ja paraqisje atij, të thoshte po. 99 % e pedagogëve nuk kanë akses në financimin për fushën shkencore por kanë akses vetëm klientela gjysmë polic e gjysmë rektor,“deklaroi ish-kryeministri.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike berisha bashkebisedim me pedagoget sali berisha berisha bashkebisedim me pedagoget sali berisha

Sondazh

Poll