Politike

Berisha: Ligji i Arsimit është sponsorizim mafjoz i Çilit te Rama 

27 Prill 2022, 15:34 Nga DOSJA
Berisha: Ligji i Arsimit është sponsorizim mafjoz i Çilit te

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Ligji i Arsimit është një sponsorizim mafjoz i Henri Çilit te Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me pedagogët, Berisha u shpreh se ky ligj i ka bërë vendit një dëm të pallogaritshëm.

Pas ndryshimit të pushtetit, arsimi i lartë në Shqipëri u ndëshkua në mënyrën më anti-kombëtare nëpërmjet të famshit ligjit të arsimit të lartë i cili ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit te Edi Rama, i cili pasi nuk arriti të më bindte në ato klauzola se i bëri vendit një dëm të pallogaritshëm duke korruptuar atë që i pranoi ligjin. Dhe mjerisht opozita shqiptare për të njëjtin faktor nuk e ndëshkoi ligjin me forcë. Çfarë ishte ky ligj, ky ligj ndëshkonte të varfrit e këtij vendi dhe këtë hap ti kurr nuk mund ta marrësh si qeveris. Përkundrazi do bësh çmos që ky proces kaq jetik për zhvillimin e vendit të ndikojë edhe në luftën kundër varfërisë në zonat e varfra”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike berisha bashkebisedim me pedagoget sali berisha berisha bashkebisedim me pedagoget sali berisha

Sondazh

Poll