Bota

‘Ajo bëri shumë për Kosovën’, Clinton kujton kohën kur vizitoi vendin me Allbright

27 Prill 2022, 17:45 Nga DOSJA
‘Ajo bëri shumë për Kosovën’, Clinton kujton

SHBA– Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë funeral të ish-sekretares amerikane Madeleine Allbright ka përmendur edhe Kosovën.

Në kujtimet e tij me Albright, Clinton veçoi një ditë me diell qershori në Kosovë kur bashkë ecën dorë për dore shesheve të Prishtinës dhe tha se busti i saj i ndërtuar në Prishtinë shërben si nderim për atë që kishte bërë për Kosovën.

Ne kaluam një ditë të bukur bashkë dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje. Ecëm dorë për dore, në një ditë me diell qershori. Kishte plot njerëz në një vend të vogël si ai. Të gjitha gjërat që bëri për Kosovën dhe Bosnjën, i shohim në shumë mënyra. Ndaluam në një bulevard ku edhe e kishin ngritur një bust të bukur si dedikim për Sekretaren Albright. E shohim se trashëgimia e saj u nderua. Sot, ne kemi presidenten, kryeministrin dhe ish-presidenten e Kosovës këtu. Kemi ministrin e Jashtëm të Bosnje e Hercegovinës”.-tha ai.

Clinton tha se ndikimi i saj në shumë çështje ishte “elektrik”.

Lajmi kryesor/ Ikonë e demokracisë dhe diplomacisë, i jepet sot lamtumira e fundit Madeleine Allbright

(d.a/dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota bill clinton vdes madeleine albright bill clinton vdes madeleine albright

Sondazh

Poll