Bota

Kryeministri italian telefonon Zelenskyn, i ofron ndihmë dhe mbështetje për refugjatët

27 Prill 2022, 16:45 Nga DOSJA
Kryeministri italian telefonon Zelenskyn, i ofron ndihmë dhe

ITALI- Pas nëntë ditë izolimi pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, kryeministri italian Mario Draghi u kthye në detyrë mëngjesin e sotëm ku ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas La Republica, Draghi ka biseduar me Zelenskyn për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe ndihmën që Italia do të ofrojë për vendin. Kryeministri, përsëriti mbështetjen e plotë të qeverisë italiane për autoritetet e Kievit dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në kërkimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme të krizës.

Zelensky falënderoi Italinë për strehimin e mbi 100,000 ukrainasve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të agresionit rus. U diskutua gjithashtu përfshirja e Italisë në marrëveshjet e ardhshme të sigurisë të Ukrainës.

Draghi e presin angazhime të tjera diplomatike. Më 10 maj, ai do të jetë në Uashington për të takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Do të jetë një mundësi për të riafirmuar miqësinë historike dhe partneritetin e fortë mes dy vendeve.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shpërthime në Belgorod, rifillon furnizimi me gaz rus për Poloninë, kërkesa e Putin

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mario draghi telefonon zelenskyn lufta ukraine-rusi mario draghi telefonon zelenskyn

Sondazh

Poll