Aktualitet

Rrahën efektivët e “Rrugores”, si u vunë në pranga pas ngjarjes të shpallurit në kërkim

27 Prill 2022, 19:43 Nga DOSJA
Rrahën efektivët e “Rrugores”, si u vunë në

BULQIZË– Policia e Shtetit ka arrestuar sot dy persona që ishin shpallur në kërkim pasi dhunuan një efektiv policie. Në prangat e Policisë përfunduan, dy të rinjtë të identifikuar me iniciale si: A.S., 22 vjeç, dhe A.D., 30 vjeç. Që të dy banues në Bulqizë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në prangat e policisë kanë rënë dy persona që ishin shpallur në kërkim policor për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, “lokalizuan vendndodhjen dhe në orët e vona të mbrëmjes kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor: A.S., 22 vjeç, dhe A.D., 30 vjeç, banues në Bulqizë”.Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi me datë 22.04.2022, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe shtetasin I.L ( i arrestuar ditën e ngjarjes), kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e policisë rrugore duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize bulqize

Sondazh

Poll