Aktualitet

VIDEO-EMRI/ Shiste kokainë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari në Vlorë

27 Prill 2022, 19:35 Nga DOSJA
VIDEO-EMRI/ Shiste kokainë, arrestohet në flagrancë

VLORË- Ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, 40-vjeçari Mandi Arapi. Ky i fundit, sipas njoftimit të Policisë është vendosur në pranga pasi është kapur me 110 gramë kokainë.

Njoftimi i policisë/ Vlorë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Panaja”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë. Sekuestrohen rreth 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Panaja”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Kastrioti”, Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. A. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 110 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet mandi arapi vlore mandi arapi vlore

Sondazh

Poll