Aktualitet

Bujar Kapexhiu: Gjendja në arsim është alarmante, studentët kanë mbetur pa shkollë

27 Prill 2022, 16:56 Nga DOSJA
Bujar Kapexhiu: Gjendja në arsim është alarmante, studentët

TIRANË- Artisti dhe pedagogu Bujar Kapexhiu ka deklaruar se gjendja në arsim është alarmante. Gjatë një bashkëbisedimi me ish-kryeministrin Sali Berisha, Kapexhiu tha se në arsim, duhet një revolucion , duke theksuar se nga ligji për arsimin e lartë, shumë studentë kanë mbetur pa shkollë.

“Kam qenë student, kam qenë dhe vazhdoj të jem pedagog, kam qenë rektor i Akademisë së Arteve dhe e njoh shumë mirë gjendjen ku ndodhemi sot. Gjendja është alarmante, duhet një revolucion për të ndryshuar shumë gjëra në arsimin tonë. Nga gjithë ligji i arsimit të lartë po kap vetëm një gjë fare të vogël. Nga ky ligj qindra student që kanë dashur të vijojnë shkollën e lartë kanë mbetur pa shkollë.

U vu një mesatare. Shumë mirë, për një shkollë të përgjithshme, por absurditeti ishte pasi u vendos mesatarja për shkollat me konkurs. Përderisa e ke me konkurs është konkursi që i zgjedh studentët, është absurde mesatarja. Nuk kisha fare lidhje me shkollën në atë kohë, por kam vajtur që nga ministrja deri te maja e piramidës për të diskutuar këtë problem. Të paktën shkollat me konkurs duhet ulur mesatarja”, tha Kapexhiu.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet berisha bashkebisedim me pedagoget bujar kapexhiu sali berisha berisha bashkebisedim me pedagoget bujar kapexhiu sali berisha

Sondazh

Poll