Aktualitet

Berisha me pedagogët: Protesta e studentëve dështoi, fajtor Basha, riorganizohuni

27 Prill 2022, 16:25 Nga DOSJA
Berisha me pedagogët: Protesta e studentëve dështoi, fajtor

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me pedagogët mbi Arsimin e Lartë dhe sfidat që e presin atë. Ai ftoi të gjithë pedagogët e studentët që të marrin pjrsë në mënyrë active në protesta në mënyrë që e drejta e tyre të triumfojë dhe që t’i jepet fund ‘rrokullisjes’ së madhe në arsim. Sipas Bashës, Opozita që drejtohej nga Lulzim Basha është gjithashtu fajtore që protesta e studentëve ka dështuar. Berisha tha se të rinjtë nuk kishin besim tek opozita e Lulzim Bashës pasi nuk ka qenë një avokat i vërtetë i tyre, por shtoi se ajo kohë ka marrë fund dhe ai do të mbështesë çdo kauzë të studentëve dhe pegagogëve në universitetet e Shqipërisë.

Lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh gjithashtu se financimet për universitetet ndahen në mungesë të plotë transparence dhe se pedagogët se ata nuk kanë akses në financimet për punë shkencore. Pagat e pedagogëve për Berishën janë të mjerueshme dhe sot marrin 200 mijë lekë të vjetra, më pak se sa merrnin gjatë kohës kur ai drejtonte qeverinë. Berisha ka theksuar se deri para vitit 2005, Shqipëria ishte në kuotën e 12 studentëve për 1000 banorë, duke shënuar një nga përqindjet më të ulëta nga 43 studentë për 1000 banorë që ishte mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Ai ripërmendi edhe tenderin e kampudsit dhe shtoi se personi që do ta përfitonte atë do të ishte Emiljano Shullazi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Bujar Kapexhiu: Gjendja në arsim është alarmante, studentët kanë mbetur pa shkollë

Mjeku Alimehmeti: Vuajmë nga një humbje e trurit të vendit! Studentët po largohen

Berisha: Rama do ia jepte Shullazit tenderin për UT-në

Berisha:Rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme, financimi i Universitetëve është më i ulëti

Berisha: Ligji i Arsimit është sponsorizim mafjoz i Çilit te Rama 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore berisha bashkebisedim me pedagoget sali berisha berisha bashkebisedim me pedagoget sali berisha

Sondazh

Poll