Aktualitet

Asambleja e PS në 7 maj!Presidenti?Rama: Me të vdekurit s’negociojmë,Thaçi do ishte perfekt

27 Prill 2022, 08:49 Nga DOSJA
Asambleja e PS në 7 maj!Presidenti?Rama: Me të vdekurit

TIRANË– Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë, duke caktuar edhe ditën e Asamblesë së PS-së, më 7 maj. Por përveç mbledhjes së Kryesisë, është diskutuar edhe lidhur me emrin e presidentit të ri të vendit, por asnjë detaj nuk ka dalë nga mbledhja e sotme. Janë 67 emra të përzgjedhur nga grupi i punës në PS, që nuk janë bërë publike, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka përmendur për herë të parë një tillë; atë të Hashim Thaçit. Në një prononcim për gazetarët, Rama tha se pasardhësi i Ilir Metës në detyrë mund të ishte shumë mirë Hashim Thaçi, por ky opsion është i pamundur.

Kjo pasi ish-presidenti i Kosovës po përballet me drejtësinë në Gjykatën e Hagës, pasi akuzohet se ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Edhe për këtë proces, Rama kishte diçka për të thënë por u frenua. Ndërkohë që përjashtoi edhe njëherë mundësinë e dialogut me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD dhe Sali Berishën. Madje shtoi se dhe emrat e tij për president nuk janë “nga bota e përtejme”. Një term që përdor shpesh herë për të nënkuptuar Berishën, sigurisht që në aspektin politik.

Ndërsa për Asamblenë nuk tha shumë detaje, por pritet që të implementohen të gjithë vendimet e marra në Kongresin e PS-së që u mbajt më 9 prill, ku u miratuan edhe disa ndryshime në Statut. Në Kongres u vendos që të ndryshohej mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, për të vendosur që të merrej dhe mendimi i qytetarëve, ndërsa së shpejti pritet që të ketë edhe zgjedhje. Një sekretariat tjetër do të ngrihet për emigracionin; një për  çështjet ligjore dhe zgjedhore; një për koordinimin, etj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Përfundon mbledhja e Kryesisë! PS vendos të mbledhë Asamblenë më 7 maj

Mbledhja e Kryesisë së PS-së/ Rama mbërrin në selinë rozë, rregullon jakën e xhaketës

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore kryesia e ps 27 prill 2022 partia socialiste kryesia e ps 27 prill 2022 partia socialiste

Sondazh

Poll