Aktualitet

Zjarri në Patos, dëshmitarët: Flakët përpinë çdo gjë, nuk arritëm ta ndihmonin

27 Prill 2022, 16:30 Nga DOSJA
Zjarri në Patos, dëshmitarët: Flakët përpinë

PATOS- Fqinjët e 73-vjeçarit, i cili humbi jetën ditën e sotme nga flakët në Patos, kanë reaguar për ngjarjen tragjike. Fqinjët kanë deklaruar se viktima ishte i paralizuar dhe i vetëm në banesë kur ra zjarri. Ata kanë shtuar se në momentin që ra zjarri, bashkëshortja nuk ndodhej në shtëpi në ato momente, ndërsa djemtë ndodhen në emigrim.

“Kur mbërritëm, banesa kishte marrë flakë, nuk bëmë dot asgjë. Policia ishte shumë vonë, nuk erdhën në kohë. I moshuari ishte i sëmurë, i shtrirë brenda, flaka e mbyti përnjëherë. Bashkëshortja nuk ishte aty në momentin e zjarrit. Dy djemtë janë në emigrim. Nuk e dëgjuam të kërkonte ndihmë, vetëm kur pamë flakën. U futa brenda për ta ndihmuar, por nuk arrita dot. Flakët përpinë çdo gjë”, tha ai.

“Jetonte me të shoqen, fëmijët i kishte jashtë. Në momentin e zjarrit ka qenë vetëm. Vinin fëmijët i vizitonin, ishte ne krevat, i paralizuar nuk lëvizte”, tha një tjetër.

I vetëm në banesë! Zjarri përfshin shtëpinë në Patos, digjet i gjallë i moshuari

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet sabri serdari zjarr ne patos sabri serdari zjarr ne patos

Sondazh

Poll