Aktualitet

U shkarkua nga KPA/Elisabeta Imeraj: Kush e donte largimin tim? Kjo pyetje s’mori përgjigje

27 Prill 2022, 13:33 Nga DOSJA
U shkarkua nga KPA/Elisabeta Imeraj: Kush e donte largimin tim? Kjo pyetje

TIRANË- Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila u shkarkua sot nga detyra ka dalë sot në një komunikim për mediat pas marrjes së vendimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ajo tha për mediat se vendimi ishte në kundërshtim me ligjin, ndërsa bëri dhe një rezyme të punës së saj, duke drejtuar gishtin kryesisht nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe denoncimeve falso për të. Ndër të tjera, ajo premtoi se çëshjen e saj nuk do ta lërë me kaq por do të vazhdojë të kërkoj të drejtën e saj edhe jashtë vendit, duke iu referuar Gjykatës së Strasburgut. 


PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:

Elisabeta Imeraj: Është një vendim në kundërshtim me ligjin, copy-paste me vendimin e ONM. Ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që secila palë të jetë e dëgjueshme. Nuk e lidh me personalen e sharkimit tim. Kush e dëshiron shkarkimin tim? Vetëm kjo përgjigje nuk u dha sot. Kjo çështje ka pasur interesin e shtuar të medias. Jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve dhe të merrni çdo fletë të dosjes ku vërtetohet se kam 0 pasuri. Jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve dhe të merrni çdo fletë të dosjes ku vërtetohet se kam 0 pasuri.  Puna ime në vite besoj që ka folur më së qarti se çfarë funksioni dhe në ç’mënyrë është kryer puna e Prokurorit. Vënia në dispozicion e akteve të punës time, ku 160 të pandehur janë dënuar me dënim të formës së prerë dhe vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajësinë. Jam munduar në këtë proces të përfaqësoj për të gjithë që në çdo moment nga ana ime janë vënë në dispozicion fakte që ky proces ka qenë i afektuar që në fillim, i lidhur me futjen e kartelave të pasurisë të falsifikuara apo denoncimeve anonime me emra si Rrahim Shehu apo dhe me emra të tillë si Valentina Ymeri. Vendimi në kundërshtim me ligjin. Unë kur ndodhem përball organeve të rivlerësimit jam prezantuar me dy identitete, të Prokurorit të Republikës dhe si qytetare shqiptare, dhe duhet të kem të drejtën për të realizuar mbrojtjen. Besoj në çdo proces të rregullt, dhe këtë jam munduar ta zbatoj ndër vite në punën time

A do e kërkoni të drejtën tuaj edhe jashtë Shqipërisë?

Elisabeta Imeraj:  Ajo që Reforma në Drejtësi synon një sistem të pavarur dhe që tejçon besimin tek publiku. Pavarësisht sa është tensioni dhe ndikimi. Apo dhe të vëzhguesëve ndërkombëtarë. Jam munduar që të prezantoj për të gjithë ju akte, fakte dhe prova, jo për vete, por për të gjithë ju që në çdo moment nga ana ime është vërë e mundur dhe janë vënë prova që ky proces ka qenë i afektuar që në fillimet e tij, edhe për shkak të lidhur ngushtësisht të kartelave të justifikuara, nëse reforma në drejtësi është që të sjellë si qëllim që të bazohemi në dokumentacion me denoncime anonime, atëherë është e vërtetë Elisabeta duhet shkarkuar.

Kush e do shkarkimin tuaj? 

Elisabeta Imeraj: Unë normalisht, si çdo subjekt rivlerësimi, jam prezantuar dhe përfaqësuar në dy identitete. Elisabeta Imeraj nuk ka prona që nga mosha 1 vjeç deri më sot që jam 43. ONM ka paraqitur një sërë gjetjesh që janë nga denoncues anonimë me emrin Rrahim Shehu. Një tjetër është Valentino Imeri, nga kërkimet nuk ka një person me emër të tillë në Shqipëri. Në 1974 në Tropojë u burgos Rukie Ramja, por edhe në atë kohë ajo mori pafajsinë.

LAJMI KRYESOR: Shkarkohet nga detyra kryeprokurorja e Tiranës,Elisabeta Imeraj: Vettingu,gjueti shtrigash!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj shkarkohet elisabeta imeraj elisabeta imeraj shkarkohet elisabeta imeraj

Sondazh

Poll