Aktualitet

Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, dënohet me burg përjetë Aleksandër Përdoda

27 Prill 2022, 14:56 Nga DOSJA
Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, dënohet me burg

LEZHË- Aleksandër Përdoda është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Pasi Prokuroria ka mbyllur hetimet, Gjykata e ka shpallur fajtor Përdodën dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kol Murranit dhe Preng Simonit.

Përdoda, i akuzuari krysor për ngjarjen, njihej në zonë si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe vëllai i tij, Edmond Përdoda, i cili dyshohet se e ka ndihmuar për të fshehur krimin.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i Simonit, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen.

(I.A;k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër perdoda kol murrani preng simoni aleksandër perdoda kol murrani preng simoni

Sondazh

Poll