Aktualitet

Ceka: Ministria dorëzoi ‘armët’ për Butrintin, projekti s’ka transparencë

27 Prill 2022, 15:50 Nga DOSJA
Ceka: Ministria dorëzoi ‘armët’ për Butrintin,

TIRANË- Arkeologu Neritan Ceka komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv koncesionin prej 5 mld dollarësh për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Arekologu deklaroi se nuk ka transparencë për këtë projekt ndërsa shtoi se ministria ka dorëzuar ‘armët’ për Butrintin. Sipas Cekës qeveria ka larguar nga projekti specialistët vendas dhe kanë marrë të huaj.

“Ministria ka dorëzuar ‘armët’ për Butrintin. Kërkoj që në vend të debatit të ketë një unitet të dy partive kryesore për të evindetuar faktorin shqiptar në dy drejtime, që të jetë jo parku i një pasurie greko-romake, nuk kemi grekë atje, Butrinti është qytet epiriot, dhe jo grek.

Në bordet, të dy operdet, operativ dhe kryesor të ketë një zotërim të specialistëve shqiptarë. Ministria e Kulturës të heqë dorë nga parulla që s’ka specialistë. S’ka politikanë, por ka specialistë në institutin e arkeologjisë.”-deklaroi Ceka.

Ndër të tjera arkeologu Neritan Ceka theksoi se specialistët shqiptarë duhet të jenë në borde dhe të ndahet menaxhimi me politikën në Ministrinë e Kulturës.

“Kemi 100 burokratë.”-tha Ceka.

Marrë nga Syri.net

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet neritan ceka parku i butrintit neritan ceka parku i butrintit

Sondazh

Poll