Aktualitet

SPAK mohon lajmet: Nuredin Dumani nuk ka marrë statusin e të penduarit

27 Prill 2022, 14:08 Nga DOSJA

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur posht të gjitha pretendimet në media se Nuredin Dumani ka marrë statusin e bashkëpuntorit të drejtësise. Me anë të një njoftimi, SPAK ka bërë me dije se Dumani ka vetëm statusin e të pandehurit dhe po gjykohet së bashku me personat e tjerë me të njejtën statusi si ai.

Nuredin Dumani u arrestua në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA. E gjitha ndodhi pas përfshirjes në një atentat të ndodhur pasditen e 30 marsit ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dumani u plagos në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe aktualisht po transportohet drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Policia mori informacion se Dumani pas atentatit në Elbasan është larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”. Dumani ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”. Bashkë me të, ranë në pranga edhe 5 persona të tjerë të përfshirë, 2 mjekë, një infermier, e dashura e tij dhe një person shoqërues.

(I.A;k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nuredin dumani spak nuredin dumani spak

Sondazh

Poll