Rritet prapë çmimi/ Bordi i Transparencës: Nga sot nafta do shitet me 233 lekë/litri
27 Prill 2022, 14:12Nga DOSJA
TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet për karburantet që do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nafta ka pësuar një rritje dhe do të shitet me 233 lekë për litër nga 226 që ishte më parë lekë për litër. Ndërkohë benzina do të shitet me 213 lekë për litër nga 206 lekë për litër që ishte më parë, kurse çmimi i gazit mbetet njësoj 104 lekë.
Njoftimi i Plotë:
Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 27 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
· 221 Lekë/litri për gazoilin;
· 201 Lekë/litri për benzinën;
· 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
· 233 Lekë/litri për gazoilin;
· 213 Lekë/litri për benzinën;
· 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.
(I.A;k.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË- Avokati i huaj i Elisabeta Imerajt, Gregory Thuan Dit Dieudonne ka komentuar vendimin e dhënë sot për shkarkimin nga detyra të klientes së tij. Në ...
TIRANË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mël...
TIRANË– Këto janë pamjet nga aksidenti që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Shelqet të bashkisë Vau Dejes. Oranews ka siguruar pamjet nga kamerat e ...
Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë. Por, të dhënat e fundit të...
TIRANË– Spitali Universitar i Traumës ka reaguar në lidhje me denoncimin e Antonius Daans, ish-këshilltar i ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, i ...
BULQIZË– Tre inspektorë të IMT-së në Bulqizë janë vënë nën hetim. Elion Dedja, Leonard Duka dhe Andi Topi janë tre inspektorët të cilët do të hetohen...