Bota

Baroni i drogës, “El Chapo” dënohet me burgim të përjetshëm

17 Korrik 2019, 17:03 Nga DOSJA
Baroni i drogës, “El Chapo” dënohet me burgim të

SHBA- Baroni i drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, u dënua me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet.

Dënimin e dha një gjykatës federal amerikan sot në Bruklin të Nju Jorkut, i cili e quajti El Chapon njeriu që kishte bërë të këqia të jashtëzakonshme.

62-vjeçari u shpall fajtor nga juria federale në muajin shkurt për trafikimin e tonaletave me kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe për pjesëmarrje në komplotime të shumta për vrasje.

Guzman, pseudonimi i të cilit do të thotë “I shkurtri”, krijoi emër si figurë e ngjashme me Robin Hudin, duke u bërë hero popullor për shumë njerëz në shtetin e tij Sinaloa, ku ai lindi në një fshat të varfër malor.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota denohet perjete el chapo gjykata e new yorkut joaquin “el chapo” guzman denohet perjete el chapo gjykata e new yorkut joaquin “el chapo” guzman

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2019, 12:56

Sulm në Irak, vriten 3 diplomatët turq

IRAK- Tre diplomatë turq, kanë mbetur të vrarë nga një sulm në Irak . Ndgjarja ka ndodhur në një restorant në Erbil, qyteti kryesor i rajonit autonom kurd në ve...