Aktualitet

S’gjobitën objektet që shkelën lejen e ndërtimit, hetohen 3 inspektorë të IMT-së në Bulqizë

27 Prill 2022, 12:32 Nga DOSJA
S’gjobitën objektet që shkelën lejen e ndërtimit,

BULQIZË– Tre inspektorë të IMT-së në Bulqizë janë vënë nën hetim. Elion Dedja, Leonard Duka dhe Andi Topi janë tre inspektorët të cilët do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohet se nuk kanë gjobitur objektet që shkelën lejen e ndërtimit.

“Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”, mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara gjatë ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit , si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit mbi lejen e miratuar, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit“, njofton policia.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet andi topi bulqize elion dedja imt bulqize leonard duka andi topi bulqize elion dedja imt bulqize leonard duka

Sondazh

Poll