Aktualitet

Kthyen Skraparin në Lazarat!Jepet pretenca për të pandehurit, 22 efektivë policie e zyrtarë

27 Prill 2022, 12:38 Nga DOSJA
Kthyen Skraparin në Lazarat!Jepet pretenca për të pandehurit, 22

TIRANË– Ditën e sotme është dhënë pretenca ndaj të pandehurve që akuzohen për kultivimin e kanabisit në zonën e Skraparit. Në këtë çështje të pandehur janë marrë dhe efektivë policie si dhe zyrtarë lokalë të Skraparit, të cilët sipas SPAK kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin duke favorizuar si dhe lejuar autorët të kryenin kultivimin e bimëve narkotike në zonat e Skraparit. Referuar dosjes janë dokumentuar veprime të kundërligjshme të kryera nga disa punonjës të policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar. 

Është kërkuar:

-15 vite për Arben Leklin,

-10 vite burg për Sefedin Dokaj

-2 vite burg për Alben Bendon

-12 vite burg për Fatjon Beshirin

-10 vite burg Anxhela Beshiri

-6 vite burg për Esmeraldi Kaposhi

-6 vite burg për Selfo Kaposhin

-6 vite burg për Zylyftar Zhurda

-6 vite burg për Ilia Ballo

-6 vite burg për Olger Dusho

-6 vite burg për Elson Dusho

-6 vite burg për Teki Dusho

-5 vite burg për Fuat Dusho

-1 vit burg për Enver Mucaj

–6 vite burg për Altin Sulën

-6 vite burg për Redian Shimi

-5 vite burg për Ilir Shimin

-2 vite burg për Astrit Duro

-2 vite burg për Bardhyl Çelën

-2 vite burg për Edmond Zotkaj

-2 vite burg për Fatos Lamaj

SPAK lëshoi 23 urdhër arreste më datë tetë janar të 2020 për persona të ndryshëm, mes tyre efektivë policie. 16 prej tyre u lanë n burg, 4 të tjerë në “arrest shtëpie” dhe 3 të tjerë në masën “detyrim paraqitjeje”. NJë ditë më vonë GJKKO la në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni “Gjergova” në Skrapar. Përgjimet zbuluan se trafikantët lajmëroheshin për kon trolle nga vetë bashkëpunëtorët e tyre policë dhe zhduknin çdo rrënjë kanabisi.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet alben bendo arben lekli fatjon beshiri kanabis ne skrapar operacioni antidroge ne skrapar sefedin dokaj alben bendo arben lekli fatjon beshiri kanabis ne skrapar operacioni antidroge ne skrapar sefedin dokaj

Sondazh

Poll