Aktualitet

I vetëm në banesë! Zjarri përfshin shtëpinë në Patos, digjet i gjallë i moshuari

27 Prill 2022, 11:05 Nga DOSJA
I vetëm në banesë! Zjarri përfshin shtëpinë

PATOS– Një person ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit. Shkak është bërë zjarri i cili përfshiu ambientet e banesës. Viktima është Sabri Serdari, 73-vjeçar i cili ishte i vetëm në banesë. Policia dhe zjarrfikësit mbërriten shpejt aty, por pa mundur të shpëtonin të moshuarin.

Serdari i cili banonte me të shoqen me qera prej 10 vitesh, ishte i sëmurë dhe nuk mund të lëvizte dot, duke mos arritur të dalë nga flakët e mëdha. Ne momentin që ranë flakët gruaja nuk ndodhej në banese. Fqinjët kanë treguar se kanë tentuar ta ndihmojnë por nuk kane mundur pasi flaket kishin përfshirë të gjithë godinën.

Trupi i pajete është përcjelle për në morgun e qytetit te Fieri. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet patos sabri serdari zjarr ne patos patos sabri serdari zjarr ne patos

Sondazh

Poll