Aktualitet

U zu me një adoleshent, një 31-vjeçar shqiptar në gjendje të rëndë në Greqi

27 Prill 2022, 12:36 Nga DOSJA
U zu me një adoleshent, një 31-vjeçar shqiptar në gjendje

GREQI– Një 31-vjeçar shqiptari, i cili mbeti i plagosur gjatë një përleshjeje me një të mitur në zonën e Sitisë në Kretë, po trajtohet në spital pas plagëve të marra.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pas mesnate të së martës, ku sipas Policisë, i mituri dhe 31-vjeçari për arsye të panjohura janë përleshur. 17-vjeçari dyshohet se ka shtyrë 31-vjeçarin, i cili ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rrugë, ku për pasojë ka patur një dëmtim në kokë.

Menjëherë pas kësaj 31-vjeçari u transferua në spitalin e Pagnit ku dhe iu nënshtrua një operacioni ndërsa 17-vjeçari u arrestua.

Hetimet paraprake për rastin kryhen nga Drejtoria e Policisë Sitia.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset shqiptari ne greqi plagoset shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll