Aktualitet

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani

27 Prill 2022, 11:56 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani. Gjatë seancës dëgjimore më 21 prill, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflik interesi në gjykimin e disa çështjeve.

Osmani pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkoi çelje të hetimit edhe për dy kriteret e tjera. Kryesuesja Valbona Sanxhaktari sqaroi në fillim të seancës se kërkesa e subjektit për çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin nuk ishte pranuar.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Olsi Komicin. Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës./Reporter.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fida osmani gjykata e tiranes kpk vetting fida osmani gjykata e tiranes kpk vetting

Sondazh

Poll