Bota

‘Nuk ka asnjë arsye për panik’, Abazoviq mbi kërcënimet për bombë: Tentativë për trazira

27 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
‘Nuk ka asnjë arsye për panik’, Abazoviq mbi

MAL I ZI– Zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë në Malin e Zi Dritan Abazoviq tha se qytetarët duhet të ndjehen të sigurt dhe se nuk ka arsye për panik pas alarmit për bombë në disa shkolla dhe komuna.

Policia duhet të bëjë punën e saj, është tentativë për të shkaktuar trazira te qytetarët, nuk ka përçarje në sektorin e sigurisë, sa i përket seancës së nesërme kam thënë sot në mëngjes që ka mundësi të raportohet për bombë. “Apeli im është që asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh. A është një shaka e pakëndshme, dëshira për ta bërë sistemin të paqëndrueshëm – ndoshta të gjitha të përziera. Mendoj se gjithçka do të përfundojë mirë,“- tha Abazovic.

Lidhur me vlerësimin e presidentit Milo Gjukanoviq se raportimet kanë qenë për shkak të zgjedhjes së qeverisë, ai tha se nuk i ka ato informata, por se nuk e përjashton.

Bombat kërcënohen nga ata që nuk duan përparimin e Malit të Zi dhe kësaj shoqërie dhe pajtimin. Unë nuk do ta lidhja me qeverinë e 43-të. Këta njerëz kanë agjendat e tyre, nuk janë përparimtarë dhe qëllimmirë. Ka shumë probleme të tjera”, shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: ALARM në Mal të Zi/Kërcënime me bombë në disa shkolla dhe komuna

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni alarm ne malin e zi dritan abazoviq alarm ne malin e zi dritan abazoviq

Sondazh

Poll