Bota

Maria Zakharova: Moska mund të sulmojë vendet e NATO-s që furnizojnë Ukrainën me armë

27 Prill 2022, 11:14 Nga DOSJA
Maria Zakharova: Moska mund të sulmojë vendet e NATO-s që

RUSI- Kremlini ka paralajmëruar se mund të synojë bazat ushtarake në Mbretërine e Bashkuar dhe në vendet e tjera të NATO-s për shkak të mbështetjes britanike për Ukrainën.

Sipas Daily Mail, Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, sugjeroi se mund të autorizohen sulme kundër shteteve të NATO-s që ofrojnë armë për Ukrainën. 

“A e kuptojmë saktë se për hir të ndërprerjes së logjistikës së prokurimit ushtarak, Rusia mund të godasë objektivat ushtarake në territorin e atyre vendeve të NATO-s që furnizojnë me armë regjimin e Kievit? Në fund të fundit, kjo çon drejtpërdrejt në vdekje dhe gjakderdhje në tokën ukrainase. Me sa kuptoj unë, Britania është një nga ato vende,”-tha Zakharova.

Rusia duket dukshëm e mërzitur nga pajisjet ushtarake që Perëndimi po u ofron forcave ukrainase për të luftuar armikun. Vërejtjet e zëdhënëses ruse erdhën 24 orë pas një interviste me Sekretarin e Forcave të Armatosura Britanike, James Hippie, i cili tha se ishte legjitime që Ukraina të përdorte armë perëndimore përfshirë ato britanike për të goditur objektivat ushtarake.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Shpërthime në Belgorod, rifillon furnizimi me gaz rus për Poloninë, kërkesa e Putin

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maria zakharova lufta ukraine-rusi maria zakharova

Sondazh

Poll