Art&Argëtim

VIDEO/Truproja i Paris Hilton bëhet viral në TikTok duke e ndjekur atë në Coachella

26 Prill 2022, 15:28 Nga DOSJA
VIDEO/Truproja i Paris Hilton bëhet viral në TikTok duke e ndjekur

SHBA- Një video e Pasris Hilton teksa kërcente në Coachella dhe truproja saj e ndiqte nga pas është bërë virale në TikTok.

Nga pamjet e publikuara, milionerja e famlijes Hilton shihet teksa kërcen në festivalin e Coachelës dhe duket se po e shijon në maksimum atë, ndërkohë që nga pas e ndjek truproja e saj, i cili vrapon sa herë që ajo lëviz.

 

Video u bë virale duke u shpërndarë në TikTok dhe ka marrë me mijëra komente nga ndjekësit, të cilët kanë tërhequr dhe vëmendjen e vetë Hilton e cila ka ripostuar videon në storyn e saj në Instagram.

As Hilton nuk i rezistoi momentit viral dhe e ripostoi videon në Story-n e saj në Instagram.

‘Paris, ai meriton një rritje rroge” shkruan një fans. ‘Ky djalosh meriton pushime pas kësaj‘ ka shkruar një tjetër. ‘Ai duhet ti vendos një litar për fëmijë që t’a mbajë‘-shkruan dikush tjetër.

Coachella është një nga festivalet muzikore më të mëdha, më të famshme dhe më fitimprurëse në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Ngjarja përfshin artistë muzikorë nga shumë zhanre të muzikës, duke përfshirë rock, muzikë pop, indie, hip ho dhe vallëzimi elektronik, si dhe instalacione artistike dhe skulptura.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz paris hilton paris hilton

Sondazh

Poll