Art&Argëtim

Putin është sëmurë? Publikohen të tjera pamje, nxisin dyshime për shëndetin e presidentit

26 Prill 2022, 20:19 Nga DOSJA
Putin është sëmurë? Publikohen të tjera pamje, nxisin

RUSI– Një video e presidentit rus, Vladimir Putini ka rindezur dyshimet se ai ka probleme të mëdha shëndetësore, pasi u shfaq duke iu dridhur dora në mënyrë të pakontrolluar.

Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, Putin nuk e kontrollon dot dorën gjatë një takimi me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko në Kremlin. Ndaj për ta mbajtur në vend e ka vendosur në kraharor dhe zgjedh të mos e lëvizë më.

Në këtë filmim, Putin që dyshohet se ka sindromën Parkinson, ose kancer, shihet teksa zgjat dorën e tij duke u dridhur për të përshëndetur Lukashenkon përpara se të tërhiqet shpejt dhe të ecë nëpër dhomë. Pikërisht këto pamje vijnë pasi një video tjetër e publikuar së fundmi e tregonte Putinit duke kafshuar buzët dhe duke i shpërqëndruar në një shërbesë kishtare të dielën e Pashkëve, gjë që nxiti pretendimet se presidenti rus vuan nga një sëmundje e keqe.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

virale virale vladimit putin vladimit putin

Sondazh

Poll