Art&Argëtim

E lodhur prej gjobave/Beniada Nishani apel Policëve:Do nxjerr targën e makinës në Instagram

26 Prill 2022, 14:55 Nga DOSJA
E lodhur prej gjobave/Beniada Nishani apel Policëve:Do nxjerr targën e

TIRANË- Modelja Beniada Nishani ka ndarë hallin e madh me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Sot, ka treguar përmes disa videove në Instagram një problem që po i kthehet në shqetësim këto ditë të fundit në Tiranë dhe ato janë gjoba. Përmes videove, ajo ka një thirrje për policët duke kërkuar që të mos e gjobisnin më.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” u shpreh se e gjitha po ndodh, është vetëm për shkak të mungesës së një garazhi në banesën ku ajo jeton. Si zgjidhje, Beniada shprehet se do të vendos targën e mjetit të saj në “Instagram” që të mos i vendosin më gjobë.

“Doja me dhënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba,”- shprehet Beniada.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beniada nishani big broth beniada nishani big broth

Sondazh

Poll