Sport

Zgjidhet trajneri i ri i ekipit të Vllaznisë

17 Korrik 2019, 14:40 Nga DOSJA
Zgjidhet trajneri i ri i ekipit të Vllaznisë

SHKODËR– Është zgjedhur trajneri i ri i Klubit të Vllaznisë. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Mirsad Jonuzin, një trajner nga Maqedonia që është shumë i njohur në vendin e tij.

Mësohet se Jonuz ka rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ditët në vijim pritet që ai të mbërrijë në Shkodër, për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave.

Gjatë karrierës së tij Jonuz ka punuar me ekipe me emër si Rabotniçkit, Pobeda Prilep. Ai ka pasur gjithashtu edhe drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë deri në vitin2009.

Mirsad Jonuz ka punuar gjithashtu në krye të ekipit qipriot Nea Salamis. Ai ka qenë gjithashtu edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport mirsad jonuz zgjidhet trajneri i ri i vllaznise mirsad jonuz zgjidhet trajneri i ri i vllaznise

Sondazh

Poll