Sport

Përcaktohet axhenda e serisë A, publikohen datat e sezonit të ri futbollistik

16 Korrik 2019, 18:18 Nga DOSJA
Përcaktohet axhenda e serisë A, publikohen datat e sezonit të ri

ITALI- Sezoni i ri i Serisë A do të fillojë në 24 gusht, dhe do të përfundojë në 24 maj, ndërsa Kupa e Italisë do të fillojë në 11 gusht dhe do të përfundojë në 13 maj. Gjatë sezonit do të kemi katër pushime ndërkombëtare, gjatë fundjavave të 8 shtatorit, 12 tetorit, 17 nëntorit dhe 29 marsit.

Gjithashtu do të ketë edhe tre raunde në mesjavë, të cilat përkojnë me datat, 29 shtator, 30 tetor dhe 22 prill. Pushimi dimëror do të zhvillohet nga 29 dhjetori deri në 5 janar.

Ndërsa Kupa e Italisë do të zhvillohet në këto data: Raundi i parë: 4 gusht, Raundi i dytë: 11 gusht, Raundi i tretë: 18 gusht, Raundi i katërt: 4 dhjetor, Çerekfinalja: 22 janar, Gjysmë-finalja e parë: 29 janar, Gjysmë-Finalja e dytë: 4mars, Finalja: 13 maj.

Marrë nga Panorama Sport

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kupa e italise seria a sezoni i ri kupa e italise seria a sezoni i ri

Sondazh

Poll