Sport

“Unë e pranoj sfidën dhe jam gati”, Antoine Griezmann prezantohet për 120 milionë euro tek Barcelona

15 Korrik 2019, 08:12 Nga DOSJA
“Unë e pranoj sfidën dhe jam gati”, Antoine Griezmann

Më në fund Antoine  Griezmann nënshkruan me klubin e Barcelonës.

Gjatë prezantimit të tij në “Camp Nou”  Griezmann dha shpjegime për vendimin dhe marrëdhëniet me Lionel Mesin.

Sulmuesi francez është shprehur se me klubin e Braçes kërkoj të fitoj  La Ligan, Kupën dhe Champions që më mungojnë në rekordin ti.

 “E pranoj sfidën, vij me entuziazëm të madh dhe jam gati,” tha Antoine Griezmann në prezantimin e tij. “Unë përpiqem të përmirësohem, të mos jem në komoditet, por të gjej vendin tim, të hyjë në njëmbëdhjetëshe, të jem i rëndësishëm në një klub të madh dhe të fitoj La Ligan, Kupën dhe Champions që më mungojnë në rekordin tim“, shtoi ai.

Ajo që më bën të lumtur është  fakti që do ndaj fushën me Lionel Messin, ai do të jetë një legjendë për djalin tim dhe për fëmijët e djalit tim“, tha sulmesi francezi për shokun e tij të ri.

Ish- sulmuesi i Atletico Madrid do të mbajë  fanellën me numrin 17.

Griezmann foli dhe për konfliktin që solli dalja e tij  nga Atlético  Madrid: “Është gjithmonë e vështirë të largohesh nga një shtëpi ku ndihesh shumë i rehatshmë, e cila është familja jote, miqtë dhe kolegët tuaj, unë kam vetëm admirim dhe respekt për atë klub. Unë kam dhënë gjithçka në fushë që nga fillimi deri në fund, nuk kam turp për të “.

Barça është detyruar të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh, ndërsa klauzola e prishjes së saj do të jetë 800 milionë euro!

Burimi: RPP Noticias

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antoine griezmann atletico madrit barcelona antoine griezmann atletico madrit barcelona

Sondazh

Poll