Sport

Portieri më i paguar në të gjitha kohërat, David De Gea firmos kontratën e çmendur me Manchester United

16 Korrik 2019, 11:51 Nga DOSJA
Portieri më i paguar në të gjitha kohërat, David De Gea

Portieri spanjoll David De Gea iu bashkua Manchester United në 2011 për 18.9 milionë paundë nga Atletico Madrid.

28-vjeçari nuk ka preferuar të lëviz nga “Old Trafford” nga ku po firmos dhe kontratën me shifrën e çmendur që pritet ta shndërroj spanjollin në portierin më të paguar të të gjithë kohërave.

De Gea nga kontrata e re me “djajtë e kuq”, do të përfitoj plot 97,5 milion paundë ose £ 375,000 në javë. Aktualisht De Gea është nën kontratë me Man.United deri në vitin 2020.

Gardiani spanjoll ka gjasa të firmos marrëveshjen e re fitimprurëse kur United të kthehet nga turneu para sezonit të Australisë dhe Lindjes së Largët, që ka gjasa të jetë për pesë vjet.

De Gea ka dëshmuar vlerat e tij të qëndrueshme pavarësisht nga betejat e fundit të ekipit.

Burimi: Mirror

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport david de gea de gea portieri më i paguar në botë manchester united david de gea de gea portieri më i paguar në botë manchester united

Sondazh

Poll