Sport

Disfata e “Shkëndijës”, tetovarët eleminohen nga Champions League

16 Korrik 2019, 18:41 Nga DOSJA
Disfata e “Shkëndijës”, tetovarët eleminohen nga

MAQEDONI E VERIUT– Ekipi “Shkëndija” e Tetovës mbeti jashtë Champions League, që në turin e parë eliminator. Ekipi tetovar u mund 1-2 nga estonezët e Nome Kalju në sidën e kthimit të zhvilluar në Shkup.

Miqtë shënuan të parët në minutën e gjashtë të ndeshjes në fushën e blertë. Ndërsa, minutat në vazhdim treguan një lojë të vakët, por ku nuk munguan rastet e shumta për Shkëndijen. Megjithatë mungoi konkretizimi nga sulmuesit e ekipit të Tetovës.

Goli i barazimit erdhi gjithsesi në minutën e 62 nga Ibrahimi. Tashmë kur duhej thjesht që Shkëndija të menaxhonte minutat e mbetura ndodhi e papritura. Në minutën e fundit të takimit, estonezët arritën të shënonin golin e dytë, i cili i kalon në fazën e dytë të Champions League.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league eleminohet ekipi shkendija nome kalju skuadra estoneze champions league eleminohet ekipi shkendija nome kalju skuadra estoneze

Sondazh

Poll