Aktualitet

Vrasja e kokës së mafias greke u porosit nga burgu, lidhja me grupin e shqiptarëve

27 Prill 2022, 08:00 Nga DOSJA
Vrasja e kokës së mafias greke u porosit nga burgu, lidhja me grupin e

GREQI– Personat që fshihen pas vrasjes së “kokës” së mafias greke Giannis Skaftouros, ngjarje e ndodhur dy ditë më pare dyshohet të jenë shqiptarë. Mediat greke shkruajnë se të paktën gjashtë persona kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 54-vjeçarit të njohur ndryshe si ‘xhaxha xho’. Ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës në tre ditët e fundit dhe kur kanë parë se ishte momenti i duhur kanë vepruar.

Përse dyshohet për shqiptarët?

Gjithçka dyshohet të ketë nisur në burgun e Koridhalos, aty ku Skaftouros u plagos me thikë nga shqiptarët. Autori ishte pjesëtar i një grupi kriminal shqiptar të burgjeve të akuzuar për vrasjen e kriminologut Michalis Zafeiropoulos. Pikërisht ky grup dyshohet të ketë dhënë dhe urdhrin për ekzekutimin e tij. Giannis Skaftouros konsiderohej edhe si pjesëmarrës në arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe Vassilis Paleokostas nga burgu i Koridhalos pasi dyshohet se do t’i siguronte strehim të arratisurit. 

Giannis Skaftouros u vra të hënën rreth orës 12:00. Ai po drekonte me familjen e tij në momentin që dy persona u shfaqën në oborr dhe nisën të qëllonin me breshëri kallashnikovi. Autorët janë afruar rreth 150 apo 200 metra pranë vilës së 54-vjeçarit me ndihmën e nje motori dhe më pas kanë vënë kapuçët e kanë ecur në këmbë. Breshëria e plumbave e la të vdekur në vend kokën e mafias greke, ndërkohë që u plagosën edhe dy persona të tjerë.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore vritet giannis skaftouros vritet giannis skaftouros

Sondazh

Poll