Aktualitet

Kanabisi bonsai? Nano mbledh strukturat arsimore, ç’pritet të diskutojë për shkollat

27 Prill 2022, 07:12 Nga DOSJA
Kanabisi bonsai? Nano mbledh strukturat arsimore, ç’pritet të

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit do të zhvillojë një takim me strukturat arsimore. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se të pranishëm krah Nanos do të jenë përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxenësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla.

Nuk dihet ende se për çfarë do të diskutohet në këtë takim, por çështja kryesore mund të jetë siguria në shkolla. Nuk dihet nëse do ë flitet edhe për përdorimin e kanabisit nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, kryesisht atë të llojit ‘bonsai’ që po bëhet mjaft problem në Shqipëri.

“Në orën 12:00, në një nga sallat e hotel “Sheraton”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të zhvillojë një takim me pjesëmarrjen e Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxenësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla. Ju ftoj të merrni pjesë!”- shkruhet në njoftim.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore gledis nano nano me strukturat arsimore gledis nano nano me strukturat arsimore

Sondazh

Poll