Aktualitet

AUDIO- “Ke marrë gjithçka, e do edhe gjakun tim”, Depp i lutet Heard që ta presë me thikë

27 Prill 2022, 05:54 Nga DOSJA
AUDIO- “Ke marrë gjithçka, e do edhe gjakun tim”, Depp i

SHBA– Një audio e cila tregon Johnny Depp duke i kërkuar Amber Heard që ta qëllojë me thikë është dëgjuar gjatë seancës dëgjimore. Kjo ndodhi gjatë një takimi që ish-çifti pati dy muaj pasi ajo bëri kërkesën për divorc. Ai i kërkoi asaj që ta priste me thikë dhe i tha: “Ke marrë gjithçka, do gjakun tim, merre”.

Gjyqi kundër shpifjes prej 100 milionë dollarësh mes ish-partnerëve tregon më tej se takimi dramatik i tyre ndodhi në një hotel në San Francisko në korrik të vitit 2016. Në atë moment, reputacioni i yllit të Hollyëoodit kishte rënë përtokë nga pretendimet e Heard se ai ishte fizikisht i dhunshëm ndaj saj, raporton DailyMail.

Depp i tha gjykatës se ai vazhdimisht i tha Heardit ta priste sepse gjaku i tij “ishte e vetmja gjë që ajo nuk kishte”. 

“Unë u takova me të me shpresën se ajo do të tërhiqte gënjeshtrat e saj se bota tani ishte ushqyer. Në asnjë mënyrë ajo nuk ishte gati ta bënte këtë. Nuk mund ta kuptoja pse isha atje”- tha aktori.

I pyetur se pse po kërcënonte se do të lëndonte veten, Depp tha: Kisha një thikë në xhep. Nxora thikën dhe thashë, më pre ketu.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore showbiz amber heard johnny deep amber heard johnny deep

Sondazh

Poll