Aktualitet

Policia e kërkon për plagosje/Kush është Firdeus Berberi, rrahu policët se i prishën festën

26 Prill 2022, 21:56 Nga DOSJA
Policia e kërkon për plagosje/Kush është Firdeus Berberi,

POGRADEC– Fideus Berberi është një prej personave që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit së bashku më shokun e tij Greis Maxhari, pasi akuzohen për plagosjen e Johan Muçllarit. Me familjen e këtij të fundit, babai i Firedusit, Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” ka pasur konflikte që kanë çuar deri në planifikimin e atentateve, por edhe i biri nuk është emër i panjohur për Policinë. Kjo pasi dy vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë së koronavirusit. (SHIKO KËTU)

Më 5 maj 2020, Firdeus Berberi kishte organizuar ditëlindjen në ambientet e banesës së tij, një pjesë e së cilës ishte përshtatur për lokal. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ, por mbi të rëndoi dhe akuza e dhunimit të një efektivi policie, e gjitha e dokumentuar me video. Edhe pse në versionin e nënës së tij shkaktar i përplasjes ishte një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi “festa” po zhvillohej në banesë dhe s’kishin asnjë autorizim. Madje ajo shtonte se i biri ishte dhunuar paraprakisht.

Megjithatë Gjykata la në fuqi vetëm akuzën kundërshtim ndaj policit, për të cilën vendosi masën e sigurisë arrest në burg, duke e lënë më pas dhe të lirë. Ditë e gjyqit, edhe dalja e tij nga Gjykata dhe transporti drejt burgut u shoqëruar me përplasje mes familjarëve të 19-vjeçarit dhe uniformave blu. Madje kishte dhe nga ata që i thoshin mirë ia bëre, duket i qëlluar me shishe në drejtim të efektivëve.

LAJMI KRYESOR: Atentati ndaj Muçllarit, autorët në kërkim, pranga 5 personave që i fshehën, hetohet polici

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet firdeus berberi pogradec firdeus berberi pogradec

Sondazh

Poll