Aktualitet

Atentati ndaj Muçllarit, autorët në kërkim, pranga 5 personave që i fshehën, hetohet polici

26 Prill 2022, 07:47 Nga DOSJA
Atentati ndaj Muçllarit, autorët në kërkim, pranga 5

POGRADEC– Pesë persona janë vënë në pranga një ditë pasi iu bë atentat Johan Muçllarit, djalit të pronarit të hotel “Voloreka”, ndërkohë që autorët e ngjarjes janë ende në kërkim. Dosja.al ka mësuar se në pranga janë vënë Fatjon Bono 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, Ledion Shkullaku 27 vjeç, Kristjan Kresto 26 vjeç, Hekuran Gjona 22 vjeç, si dhe Rudi Shaho 28 vjeç, të katërt banues në Pogradec. Të pestë të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Konkretisht mësohet se ata kanë ndihmuar dy autorët e ngjarjes, Firdeus Berberi e Greisi Maxhari që të largohen nga vendi i ngjarjes. Pesë të rinjtë janë afruar me tre mjete në vendin ku u bë atentati ndaj Muçllarit, kanë marrë Berberin e Maxharin e i kanë larguar që aty. Vendndodhja e këtyre të fundit nuk dihet ende, por shpresat e grupit hetimor varen tek dëshmitë e të prangosurve. Pritet që pesë të arrestuarit të merren në pyetje në mënyrë që të mund të rrëfejnë se ku i kanë fshehur dy personat që donin të eliminonin djalin e biznesmenit Jetmir Muçllari. Gjithashtu mësohet se është vënë nën hetim edhe një efektiv policie pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët e plagosjes së Muçllarit. Njëri nga personat e arrestuar ka lidhje familjare me oficerin e policisë e për pasojë ai dyshohet se mund të ketë pasur rol në ngjarje për të ndihmuar autorët.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Johan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit dhe para bluzave të bardha rrëfeu se dy persona i kishin bërë atentat. Ai kishte marrë një plumb në këmbë e një plagë të shkaktuar nga thika rrëzë qafës. Duke parë gjendjet e rëndë shëndetësore, Muçlllari u nis për në spitalin e Traumës, aty ku ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve dhe ruhet nga forca të shumta policie.

Ky nuk është atentati i parë që kryhet ndaj familjes Muçllari! Gjatë vitit 2020, Jetmir Muçllari ka denoncuar se kanë tentuar disa herë që ta eliminojnë atë dhe djemtë e tij, ndaj dhe ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit. Në vetëm 7 ditë hotel “Voloreka” në pronësi të Jetmir Muçllari, u godit dy herë në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec. Për ngjarjen, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin akuzohen se janë personat që kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshi ka qenë në rolin e ekzekutorit.

Cila është arsyeja e këtyre sulmeve të njëpasnjëshme?

Gjithçka ka nisur pasi autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Edhe në vitin 2013, Muçllari është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari, por ia doli që të mbijetonte. Vetë biznemseni ka bërë shumë herë thirrje publikisht dhe ka kërkuar që të ndihmohet nga shteti, por ngjarjet e njëpasnjëshme tregojnë se nga vdekja i ka shpëtuar fati!

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Policia e kërkon për plagosje/Kush është Firdeus Berberi, rrahu policët se i prishën festën

DINAMIKA: Muçllari u nis për shkollë, por iu kërkua sqarim. Autorit iu bllokua pistoleta

Atentati në Pogradec/ Johan Muçllari bashkëpunon me Policinë, ç’tregoi për autorët

Plagosja e Muçllarit/ Hetohet efektivi i policisë, ndihmoi autorët, lidhja me të ndaluarit

EMRAT/ Identifikohen 5 të arrestuarit për atentatin në Pogradec

Atentati ndaj Muçllarit! 5 të arrestuar, dy autorët ende në kërkim, sekuestrohen 3 mjete

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi ardian xhuti atentat johan muçllarit elvir haxhia ervin kalaja fatjon bono hekuran gjona ilir berberi ilir meçolli jetmir muçllari johan muçllari kristjan kresto ledion shkullaku mariglen topuzi meard berberi rudi shaho anterio kaloshi ardian xhuti atentat johan muçllarit elvir haxhia ervin kalaja fatjon bono hekuran gjona ilir berberi ilir meçolli jetmir muçllari johan muçllari kristjan kresto ledion shkullaku mariglen topuzi meard berberi rudi shaho

Sondazh

Poll