Aktualitet

Dje u përplasën për listat, sot votime të qeta! Zgjidhet kryetari i PD në Bulqizë

26 Prill 2022, 22:04 Nga DOSJA
Dje u përplasën për listat, sot votime të qeta! Zgjidhet

TIRANË- Mbyllet numërimi për zgjedhjen e kryetarit në PD në degën e Bulqizës. Pas numërimit të fletëve të votimit, ndërmjet 2 kandidaturave, kryetar i PD u shpall, Fatos Hoxha me 56.6% të votave.

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike në Bulqizë nisën dje por u anuluan. Shkak u bë përplasja për listat e votuesve, pasi dy nga tre kandidatët kanë pretenduar se listat janë fryrë dhe pas ndërhyrjes së liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. (SHIKO KËTU)

Kandidati Fatos Hoxha pretendonte se ishin shtuar në listë afro 500 anëtarë më shumë, ndërsa i vetmi kandidat që kërkonte që kutitë e votimit të hapeshin ishte Shaqir Manjani. Megjithatë duket se me rivotimin palët janë pajtuar me rezultatin.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fatos hoxha zgjedhjet per kryetar ne pd fatos hoxha zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll