Aktualitet

Italiani i përlotur rrëfen si i morën 115 mijë euro, ‘goditet’ Call Centeri mashtrues

26 Prill 2022, 20:12 Nga DOSJA
Italiani i përlotur rrëfen si i morën 115 mijë euro,

TIRANË- Emisioni më i ri investigativ “Piranjat”, i cili ka nisur mbrëmjen e së martës në Abc, i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, ka prekur një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm, atë të mashtrimit përmes “Call Centerave”. Një i moshur nga Italia, Antonio Blesi, ka denoncuar në emisionin “Piranjat”, se si ai përmes mashtrimit nga një “Call Center” në Shqipëri kishte humbur 115 mijë euro.

Në ndihmë të “Piranjave” ka ardhur edhe një ish-punonjës “Call Centeri”, i cili ishte i pari që telefonoi Antonion për t’i thënë se kush ia kishte marrë paratë. Ai ka thënë se pas “Call Centerit” mashtrues qëndronte Blerina Kamberi, ndërsa ka zbuluar edhe mënyrat se si procedohej në këto skema mashtrimi. Ndërkohë agjentja e “Piranjave” sëbashku me shtetasin italian, Antonio Blesi, kanë arritur të gjejnë Blerina Kamberin, e cila ka refuzuar që të pranojë mashtrimin e bërë ku kishte përfituar 115 mijë euro.

Marrë nga Abc News

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet antonio blesi blerina kamberi antonio blesi blerina kamberi

Sondazh

Poll