Art&Argëtim

“Halina,rri me ne”, publikohen pamjet kur kienastja u qëllua për vdekje nga Alec Baldwin

26 Prill 2022, 13:09 Nga DOSJA
“Halina,rri me ne”, publikohen pamjet kur kienastja u qëllua

SHBA- Pamjet e rënda nga dita kur kineastja 42-vjeçare, Halina Hutchins, humbi jetën në xhirimet e filmit “Rust” nga arma e shkrepur nga aktori Alec Baldwin, janë publikuar ditën e sotme.

Një video e publikuar nga Daily Mail tregon Halinën e gjakosur dhe të shtrirë në tokë brenda një kishe, me mjekët që bëjnë çdo përpjekje për ta mbajtur atë në jetë.

Anëtarët e personelit paramjekësor, në fakt duket se janë mbi të dhe dëgjohen duke bërtitur “Halina, rri me ne”. Megjithatë, ajo duket se është pa ndjenja dhe nuk i përgjigjet thirrjeve të tyre.

Në një video tjetër të publikuar nga gazeta britanike, anëtarët e stafit, teknikët dhe aktorët, përfshirë Alec Baldwin, dëgjohen duke pyetur për gjendjen e saj shëndetësore. Kur Aleku e pyeti se si ishte, mjekët u përgjigjën se gjërat ishin “pak më të rënda” nga sa do të dëshironin.

Pamjet tronditëse nga momentet e fundit të 42-vjeçares janë regjistruar nga një aparat fotografik trupor dhe janë publikuar dje nga zyra e sherifit të Santa Fe në New Mexico si pjesë e provave nga ngjarja fatale e 21 tetorit 2021.

Sherifi deklaroi se hetimet janë në vazhdim pasi çështja mbetet e hapur. Po ashtu, ai ka shpjeguar se priten rezultatet e ekspertizës balistike dhe mjeko-ligjore të FBI-së, si dhe analiza e gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së.

Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Baldwin ka shkrepur armën, e cila presupozohej të kishte plumba ‘falco’ duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halina hutchins alec baldwin halina hutchins

Sondazh

Poll