Art&Argëtim

Nga politika në TV/ ‘Hola Nardi’, Ndoka me emision: Kam ftuar Ramën dhe Berlusconin

26 Prill 2022, 12:04 Nga DOSJA
Nga politika në TV/ ‘Hola Nardi’, Ndoka me emision: Kam ftuar

TIRANË– Nard Ndoka do të jetë pjesë e televizionit! Ish-deputeti do të moderojë emisionin “Hola Nardi” në ‘E Diell’ në Top Channel. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Top Albania Radio.

‘Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet show. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për shoë, le të vijnë ta provojnë edhe ato. Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh. Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka.

Me humor ai tha se do të ketë të ftuar kryeministrin Edi Ramën por edhe Silvio Berluksonin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

televizion televizion edi rama nard ndoka edi rama nard ndoka

Sondazh

Poll