Aktualitet

Keqtrajtoi kafshën e punës, pamjet zbulojnë të riun, procedohet penalisht 27-vjeçari në Has

26 Prill 2022, 16:47 Nga DOSJA
Keqtrajtoi kafshën e punës, pamjet zbulojnë të riun,

HAS- Një 27-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Has, pasi ka dhunuar kafshën e punës. Mësohet se i riu me iniciale A.V, ka keqtrajtuar një kafshë punë, gjë që e kishin kapur me video, e cila u bë virale në internet. Pas publikimit të pamjeve, policia ka gjetur autorin dhe e ka proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajim i kafshës”.

Njoftimi i Policisë:

Has Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, për keqtrajtimin e një kafshe pune, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë identifikimin e autorit, shtetasit A. V., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinaj, i cili në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet has policia has policia

Sondazh

Poll