Bota

Shtimi i rasteve/Rreth 190 fëmijë në mbarë botën rezultojnë të infektuar me hepatit

26 Prill 2022, 12:30 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve/Rreth 190 fëmijë në mbarë botën

EUROPË- Rreth 190 raste të hepatitit të rëndë tek fëmijët raportohen tani në mbarë botën , sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Përhapja u raportua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji dhe është identifikuar në të paktën 12 vende të botës. Kjo përfshin rreth raste në vendet e Bashkimit Evropian, tha sot shefi i ECDC Andrea Amon.

ECDC po i heton këto incidente paralelisht me autoritetet kombëtare dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Virusi i hepatitit tek fëmijët 99% është tashmë në Greqi, thotë Gikas Majorkinis. profesor në Departamentin e Epidemiologjisë së Shëndetshme të Shkollës së Mjekësisë

Ai iu referua hepatitit akut me shkak të panjohur që shfaqet tek fëmijët e vegjël por edhe rasteve në Greqi ku shpjegoi se nuk është diçka shqetësuese.
Siç shpjegon Majorkinis, ky është një inflamacion i mëlçisë i cili zakonisht karakterizohet me zverdhje. Zakonisht e bardha e syrit zverdhet, fëmija ka temperaturë të lartë dhe kjo është një ‘zile’ që fëmija duhet të shkojë në spital për ekzaminime.

Ai shtoi se është një virus shumë i përhapur, ndaj të cilit disa fëmijë ndoshta kanë një ndjeshmëri gjenetike dhe reagojnë në këtë mënyrë. Ky është një ndërlikim i rrallë i një virusi shumë të zakonshëm. Bëhet fjalë për adenovirusin 41, me siguri, i cili është izoluar në 77% të fëmijëve që janë testuar për të, pa kuptimin që 23% nuk ​​e kanë pasur, thjesht nuk e kanë zbuluar.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni andrea amon hepatiti te femijet andrea amon hepatiti te femijet

Sondazh

Poll