Bota

Sulmi i sotëm ndaj policisë së Kosovoës, Lista Serbe: Përpjekje për të na fajësuar

26 Prill 2022, 11:52 Nga DOSJA
Sulmi i sotëm ndaj policisë së Kosovoës, Lista Serbe:

KOSOVË– Lista Serbe ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj patrullës së policisë së Kosovës në Zubin Potok, duke hedhur poshtë aludimet se pas saj qëndrojnë qytetarë serbë, banues në zonë.

Sipas një njoftimi në Facebook, ata dënojnë sulmin dhe shprehen se incidenti është një përpjekje për të nxjerrë serbët si provokues.

Lista Serbe dënon incidentin që ndodhi këtë mëngjes në komunën e Zubin Potokut ku janë dëmtuar veturat e policisë së Kosovës. Incidenti ka për qëllim të destabilizojë mundësitë por edhe një përpjekje për t’i paraqitur serbët si ngacmues që nuk korrespodon me të vërtetën”, thuhet në njoftim.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen dhe të mos bien në provokime që mund të prishin paqen në rajon.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të përmbahen që ata të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë që incidente të tilal të prishin paqen në rajon. Kushdo që e ka bërë atë nuk ka menduar mirë për popullin serb”, thuhet tutje.

LAJMI KRYESOR/ Sulmohet sërish me armë zjarri Policia e Kosovës

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni sulm ndaj policise ne kosove sulm ndaj policise ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 26 Prill 2022, 10:31

Gjermania do të dërgojë tanke në Ukrainë

GJERMANI– Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht, njoftoi sot përmes një njoftimi në Tëitter se Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës tanke...