Bota

Skandali financiar i ambasadorit të Kosovës, nis verifikimi për pasurinë e tij Berishaj

26 Prill 2022, 12:56 Nga DOSJA
Skandali financiar i ambasadorit të Kosovës, nis verifikimi për

KOSOVË- Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë ka vendosur të verifikojë pasurinë e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj pas skandalit të publikuar nga mediat sllovene.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj tha se agjencia ka inicuar procedurat për ta verifikuar pasurinë e Martin Berishajt.

Sot i kemi inicuar procedurat per verifikimin e pasurisë”, tha ai.

Berishaj dyshohet se e ka fshehur pasurinë e tij në tre kompani në deklarimin e pasurisë që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në formularin e pasurisë, ambasadori nuk ka deklaruar se është pronar i “MB Consulting”, kompania e tij në Mal të Zi, me të cilën është implikuar në skandalin financiar. Ai gjithashtu ka fshehur aksionet të cilat i posedon edhe në dy kompani të tjera në Kosovë: Myloja LLC dhe Zaslon Kosova.

Mediat sllovene kanë zbuluar një skandal të madh financiar ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob i cili ditën e dielë fitoi zgjedhjet parlamentare në vend. Sipas informacioneve të zbuluara, Berishaj i ka dhënë 600 mijë euro cash  Golob me anë të kompanisë së tij MP Consulting në Mal të Zi nga e cila janë derdhur 5 deri në 50 mijë euro çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë është ambasadori i Kosovës Martin Berishaj.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni martin berishaj skandali ne slloveni yll buleshkaj martin berishaj skandali ne slloveni yll buleshkaj

Sondazh

Poll