Politike

‘Republika ka rënë’/ Prokuroria humbi dëshmitë, shtyhet sërish gjyqi për Tahirin: Qesharake, me to donin të më arres

17 Korrik 2019, 07:07 Nga DOSJA
‘Republika ka rënë’/ Prokuroria humbi dëshmitë,

TIRANË– Shtyhet për herë të tretë seanca gjyqësore tek Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Shkak për shtyrjen është bërë fakti që Prokuroria nuk ka dorëzuar në seancë tre dëshmitë e dy të pandehurve të tjerë Moisi Habilajt e Nezar Seitit me pretentendimin se i kanë humbur.

Në një prononcim për mediat pas seancës, Tahiri me ironi e krahasoi Prokurorinë me një çerdhe, duke u shprehur se ishte absurde se si mund të mungonin provat për të cilat kërkohej arrestimi i tij.

Në fjalën e tij, ish-ministri tha se do të hiqte dorë nga provat që provonin pafajsinë e tij me kushtin e vetëm që gjyqi të mos shtyhej më.

Tashmë seanca e radhës për ish-ministrin do të zhvillohet më 22 korrik në orën 11:00.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3 akuzat ndaj tahirit gjyqi per saimir tahirin tahiri te krimet e rënda 3 akuzat ndaj tahirit gjyqi per saimir tahirin tahiri te krimet e rënda

Sondazh

Poll