Aktualitet

Djali godet me sëpatë në ballë babain në Lushnje se nuk i dha para, i moshuari me urgjencë drejt Traumës (EMRAT)

17 Korrik 2019, 07:28 Nga DOSJA
Djali godet me sëpatë në ballë babain në Lushnje se nuk

Lushnjë- Një 30-vjeçar, mëngjesin e sotëm ka goditur me sëpatë në ballë babain e tij në Lushnje pas një sherri mes tyre për motive të dobëta. Mësohet se Dritan Veliu ka goditur me sëpatë babain e tij, Kujtim Veliun, 67-vjeç në banesën e tyre, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”  të Lushnjes.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia.

Shkak i sherrit ka qenë pasi babai nuk i dha djalit lekë. Ky i fundit nuk punonte dhe ishte problematik.

Theksojmë se i moshuari kishte urdhër mbrojtje pasi i biri e dhunonte vazhdimisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djali godet me sëpatë babain dritan veliu kujtim veliu djali godet me sëpatë babain dritan veliu kujtim veliu

Sondazh

Poll